Tërmete të njëpasnjëshme godasin vendin fqinj, raportohen dëme materiale

Facebook
WhatsApp

Një seri lëkundjesh sizmike tronditi Greqinë Qendrore mesditën e sotme, duke shkaktuar dëme në disa zona. Autoritetet raportojnë pasgoditje të shumta, por pa pasoja në njerëz.

Një seri tërmetesh të forta u ndjenë në një pjesë të madhe të Greqisë Qendrore, duke goditur mesditën e së dielës zonën e Evias Veriore. Lëkundja e parë u regjistrua në orën 12:58 me magnitudë 4.8 ballë Rihter. Vetëm dy minuta më vonë pasoi një tjetër tërmet me magnitudë 4.3, ndërsa në orën 13:02 u shënua lëkundja më e fortë, me magnitudë 5.2 ballë Rihter.

Epiqendra e tërmeteve ishte pranë fshatit Prokopi, ku u raportuan dëme të konsiderueshme në disa ndërtesa. Probleme u evidentuan edhe në fshatin fqinj Dafnusa, ku një banesë e vjetër u shemb si pasojë e lëkundjeve. Sipas autoriteteve lokale, disa rrëshqitje dherash kanë krijuar vështirësi në rrjetin rrugor të zonës.

Në qytetin Limni, shërbimet emergjente ndërhynë për të evakuuar disa gra të moshuara nga një banesë e dëmtuar. Ato ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë transferuar në një vend të sigurt.

Pas tërmetit kryesor prej 5.2 ballësh, sizmografët regjistruan të paktën 10 pasgoditje me magnitudë nga 2.4 deri në 3.3 ballë. Lëkundjet u ndjenë edhe në rajonin e Atikës dhe në zona të tjera përreth, përfshirë Sporadet, Volosin, Laminë dhe Livadhian.

Sizmologët theksojnë se rajoni karakterizohet nga aktivitet i njohur sizmik. Sipas tyre, tërmetet në këtë zonë shfaqen zakonisht në seri brenda pak orësh ose ditësh dhe, bazuar në të dhënat paraprake, nuk ka arsye për alarm për zhvillim të lëkundjeve me magnitudë shumë të lartë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick