Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys Agasin.
Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë këtë të premte një operacion për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Të dyshuarit hetohen për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Raportohet se janë lëshuar 20 masa sigurie, ndërsa deri më tani në pranga është vënë Orest Sota. Masë sigurie ‘arrest me burg’ është lëshuar edhe për biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi, të cilët ndodhen jashtë vendit, të dyshuar se kanë pastruar paratë e një grupi trafikantësh droge.
Biznesmeni Orges Sota, i cili ka përfunduar në pranga, është pyetur më herët edhe për skandalin e AKSHI. Në prill të këtij viti, Sota u paraqit në Prokurorinë e Posaçme ku qëndroi për pesë orë, duke dhënë shpjegime për hetimet që po zhvillohen në kundër të AKSHI-t dhe njohjet me biznesmenin Ergys Agasi.
Po ashtu Sota është arrestuar më 1 nëntor 2017 pasi u kap duke qarkulluar në automjet me 863 mijë euro. Nga operacioni i SPAK me Policinë është shpallur në kërkim dhe nuk ka konfirmim nëse është arrestuar Orest Birçaj për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal. Ndërkohë Edmond Jaupaj është nën masën e sigurisë arrest shtëpie.
Operacioni është ende në vijim e sipër, ndaj po ushtrohen kontrolle në disa zona në Tiranë dhe Vlorë. Sa i përket strukturës së grupit kriminal, dyshohet se krerët janë të vendosur në Dubai.









