Vrasje, zhdukje dhe arrati: Zbardhen detaje të reja për Eglant Koçin

Facebook
WhatsApp

Zhdukja e 34-vjeçarit po merr përmasa gjithnjë e më të rënda, ndërsa hetuesit dyshojnë se ai është vrarë dhe më pas është fshehur në një zonë të izoluar. Kërkimet janë zgjeruar nga Tirana drejt Elbasanit, ndërsa autori i dyshuar vijon të jetë në arrati.

Rasti i zhdukjes së Eglant Koçit, i raportuar që prej 4 qershorit, po hetohet tashmë si një ngjarje e rëndë kriminale. Sipas të dhënave paraprake të grupit hetimor, 34-vjeçari dyshohet se është vrarë dhe më pas trupi i tij është fshehur për të zhdukur gjurmët e krimit.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, bëri me dije se për rastin është ngritur një strukturë e posaçme hetimore, ndërsa kërkimet po zhvillohen në disa zona përreth kryeqytetit dhe në qarkun e Elbasanit. Në operacion janë angazhuar edhe forca nga Kosova me qen të specializuar për kërkimin e personave.

Dyshimet e hetuesve janë forcuar pas kontrollit të automjetit tip “Porsche” që dyshohet se përdorej nga Armand Shakaj, miku i ngushtë i Koçit dhe personi i shpallur në kërkim. Brenda mjetit janë gjetur vegla pune, përfshirë një lopatë me mbetje balte, çka ka ngritur dyshime se trupi mund të jetë groposur në një zonë të largët.

Sipas hetimeve, konflikti mes dy miqve mund të ketë lindur për shkak të mosmarrëveshjeve financiare. Po verifikohen pista që lidhen me aktivitetin e kriptovalutave, por edhe me një shumë të konsiderueshme parash që dyshohet se nuk ishte shlyer.

Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që këto mosmarrëveshje të kenë çuar në ngjarjen tragjike që vazhdon të mbetet ende pa një përgjigje përfundimtare.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick