Spital ekselence në Tiranë/Rama: Do trajtohen sëmundjet e rënda

Facebook
WhatsApp

Kryeministri tha se ky projekt shënon një kapitull të ri për shëndetësinë shqiptare, pasi spitali do të fokusohet edhe në trajtimin e sëmundjeve të ndërlikuara.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për ndërtimin e një spitali të ri ekselence në Tiranë, i cili sipas tij do të ofrojë trajtim edhe për rastet e komplikuara shëndetësore. Gjatë fjalës së tij, Rama falënderoi drejtuesit e grupit italian San Donato për bashkëpunimin, duke kujtuar takimin e mëparshëm me përfaqësuesit e këtij grupi.

Kryeministri tha se ky projekt shënon një kapitull të ri për shëndetësinë shqiptare, pasi spitali do të fokusohet edhe në trajtimin e sëmundjeve të ndërlikuara.

“Po e filloj me një falenderim të sinqertë, sepse nuk ka kaluar shumë kohë nga momenti që u takuam me dirigjentin e madh të orkestrës së grupit San Donato. Shtrënguam duart dhe i dhamë njëri-tjetrit fjalën që të mblidhemi në Tiranë për ndërtimin e një spitali ekselence, për t’i dhënë mundësi të reja, për të marrë kujdes shëndetësor për raste të komplikuara.

Kemi një kaptull të ri për shëndetësinë, ky spital do të trajtojë edhe sëmundjet e komplikuara. Kthimi i madh i Etore Sequi është i madh, pasi është italian që und të quhet më shqiptari nga italianët dhe më italiani nga shqiptarët. Shqipëria të ka bërë mirë dhe je me fat. Dua të falenderoj të gjithë ekipin e grupit që është kujdesur për projektin. Jam i sigurt që punimet do të jenë të përsosura, kemi caktuar një datë, shpresojmë që inxhineri të mbajë fjalën, që gjithçka të jetë gati në vjeshtën e vitit 2028.

Nuk mund të mos shtoj këtyre falenderimeve, ambasadorin Marco Alberti, është realisht dëshmitar i një transformimi gjithmonë e më të thellë të marrëdhënieve shqiptaro-italiane. Dua të falenderoj ambasadorin që po përpiqet për të marrë hapa konrketë drejt projekteve konkrete, ky është projekt konkret. Kemi nevojë për shtysë tjetër përpara”, tha Rama.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick