Fëmijët u gjetën me mavijosje dhe pickime insektesh dhe u dërguan në një spital lokal për kontrolle mjekësore. Në banesë u gjetën gjithashtu rreth 40 mace dhe një qen i ngordhur. Për shkak të erës së rëndë dhe kushteve të papërshtatshme, autoritetet kërkuan edhe ndërhyrjen e një ekipi për materiale të rrezikshme.
Dy fëmijë të mitur, një foshnje 8-muajshe dhe një 5-vjeçar, janë shpëtuar nga autoritetet federale në Pensilvani pasi u gjetën duke jetuar në kushte të rënda brenda një banese të mbushur me mbeturina, jashtëqitje dhe pa ujë të rrjedhshëm.
Sipas mediave amerikane, agjentët e FBI-së kishin mbërritur në banesën në verilindje të Filadelfias për ekzekutimin e një urdhri kontrolli të lidhur me një hetim për kërcënime terroriste ndaj Shtëpisë së Bardhë. Gjatë operacionit, autoritetet zbuluan kushtet e rënda ku jetonin fëmijët.
Policia deklaroi se banesa ishte “e pasigurt për shkak të kushteve të mjerueshme të jetesës”. Brenda saj u gjetën grumbuj mbeturinash, jashtëqitje, pleshta dhe mungesë e ujit të rrjedhshëm. Fëmijët u gjetën me mavijosje dhe pickime insektesh dhe u dërguan në një spital lokal për kontrolle mjekësore.
Në banesë u gjetën gjithashtu rreth 40 mace dhe një qen i ngordhur. Për shkak të erës së rëndë dhe kushteve të papërshtatshme, autoritetet kërkuan edhe ndërhyrjen e një ekipi për materiale të rrezikshme.
Policia kontaktoi me 44-vjeçaren Megan Bach, e cila ndodhej në banesë gjatë ndërhyrjes. Autoritetet kanë sekuestruar materiale të ndryshme nga shtëpia, përfshirë kuti me prova, qese me mbeturina, kafaze për kafshë dhe armë zjarri.
Fqinjët kanë deklaruar se prej kohësh kishin vënë re një erë të rëndë që vinte nga banesa dhe se banorët shiheshin shumë rrallë. Hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë vijojnë.









