Ro Khanna konsiderohet një nga emrat që mund të kandidojë për president në zgjedhjet amerikane të vitit 2028. Ngjarja vjen në një kohë kur brenda Partisë Demokratike në SHBA po shtohen debatet mbi politikat e Izraelit ndaj palestinezëve.
Kongresmeni demokrat amerikan Ro Khanna ka bërë me dije së fundmi se ai dhe delegacioni që e shoqëronte u ndaluan për më shumë se një orë nga kolonë izraelitë të armatosur gjatë një vizite në Bregun Perëndimor, në një incident që, sipas tij, tregon pasojat e okupimit izraelit në territoret palestineze.
Sipas Khannës, ngjarja ndodhi teksa grupi po vizitonte fshatin palestinez Khirbet Zanuta, ku banorët janë zhvendosur pas sulmeve të kolonëve. Ai tha se automjeti me të cilin udhëtonin u rrethua nga kolonë të armatosur me pushkë M4 të prodhimit amerikan, të cilët bllokuan rrugën dhe më pas njoftuan ushtrinë izraelite.
Një nga bashkëpunëtorët e kongresmenit, Cameron Kasky, deklaroi se grupi kërkoi ndihmë nga Ambasada e SHBA-së në Jerusalem, ndërsa situata u zgjidh vetëm pasi në vendngjarje mbërritën efektivë të policisë izraelite, të cilët shpërndanë kolonët dhe lejuan automjetet të vazhdonin rrugën.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite konfirmoi se ndërhyri pasi mori njoftim për kolonë që po bllokonin automjete pranë Khirbet Zanutës, duke shtuar se forcat e sigurisë larguan civilët izraelitë dhe rivendosën qarkullimin.
Ngjarja vjen në një kohë kur brenda Partisë Demokratike në SHBA po shtohen debatet mbi politikat e Izraelit ndaj palestinezëve. Ro Khanna konsiderohet një nga emrat që mund të kandidojë për president në zgjedhjet amerikane të vitit 2028.









