Koncerti i Kanye West/Rama: Ngjarja u bë lajm në çdo cep të botës

Facebook
WhatsApp

Sipas tij, një koncert nuk lë pas vetëm një kujtesë të bukur, por lë para në arkat e hoteleve, restoranteve, kafeneve dhe sipërmarrjeve të trasportit.

Kryeministri Edi Rama duke folur për koncertin e Kanye West i cili u zhvillua në Tiranë ditën e djeshme, tha se një investim vazhdon të prodhojë vlerë edhe pasi është bërë. Përmes një video të postuar në rrejetin social Facebook, Rama u shpreh se eventi krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave.

Sipas tij, një koncert nuk lë pas vetëm një kujtesë të bukur, por lë para në arkat e hoteleve, restoranteve, kafeneve dhe sipërmarrjeve të trasporti. Rama theksoi se ky koncert i tregon botës se ky vend edhe kur ka protesta, ka mikpritje dhe ka siguri.

“Pyetja më e rëndësishme, nuk është thjesht sa kushton, por edhe sa vlerë krijon. Një shpenzim mbaron në çastin që bëhet, një investim vazhdon të prodhojë vlerë edhe pasi është bërë. Një koncert madhështor nuk lë pas vetëm një kujtesë të bukur lë para në arkat e hoteleve, restoranteve, kafeneve, sipërmarrjeve të trasportit, sigurisë dhe patjetër të atyre që bëhen pjesë.

Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave, dhe miliona sy të drejtuara nga Shqipëria. I tregon botës se ky vend, edhe kur ka protesta, ka mikpritje, ka siguri. Një vend i lirë, demokratik, ku nuk ke asnjë ndrojë të vish, të pushosh, edhe të investosh”- theksoi ai.

Kryeministri theksoi se ka dëgjuar refrene si “populli s’ka bukë” dhe “varfëria është në kulm”. Në lidhje me këtë, ai tha se ky është keqkuptim themelor mbi mënyrën si zhvillohet një vend.

“Mbrëmë, Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert. Shqipëria organizoi një ngjarje, që falë kanaleve sociale dhe famës globale të protagonistit, u bë në çdo cep të botës, një lajm. Në Shqipëri, këtë herë, ngjarja u bë motiv ndasie shumë e egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti.

Kam dëgjuar të njëjtin refren, populli s’ka bukë, varfëria është në kulm, s’duam koncerte. Kjo qasje duket sikur ha debat. Ky është keqkuptim themelor mbi mënyrën si zhvillohet një vend. Zhvillimi nuk është bukë me madhësi fikse”, theksoi ai.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick