Deputeti të Mundësisë, Erald Kapri iu rrëzuar kërkesa për inteperlancë me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari për çështjen e Rrjollit dhe të Zvërnecit.
Në mungesë të deputetëve të Partisë Demokratike, debati në sallën e Kuvendit është përqëndruar mes deputetëve të Partisë Mundësia dhe Lëvizjes Bashkë me ata të mazhorancës qeverisëse.
Deputeti të Mundësisë, Erald Kapri iu rrëzuar kërkesa për inteperlancë me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari për çështjen e Rrjollit dhe të Zvërnecit.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u shpreh se kjo është çështje ka qenë pjesë e rendit të ditës në seancat e kaluara po me ministrin Lamallari dhe nuk përbën më objekt diskutimi.
Kapri tha se kjo konsiderohet censurë ndërsa akuzoi Lamallarin për mosfunksionim të Policisë së Shtetit.
“Meqë ju keni folur për Zvërnecin e Rrjollin, s’mund ta pyesim ne ministrin e Brendshëm. Si mund të ndaloni një deputet ë flasë për çështje që është votuar. Nuk është parlament ky. S’mund të pyesim ne ministrin e Brendshëm, pse, se e paskemi pyetur në seancë të kaluar”, tha Kapri.
Ai komentoi edhe rrezimin e Kuvendit duke thënë se mazhoranca i trembet protesutesve.
“Është rrethuar parlamenti me blinda. Pse, se u trembët nga vezët ju. Si mundet që deputetët të mos pyesin ministrin e Brendshëm për këtë gjë”, tha Kapri.
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla replikoi me deputetin e partisë Mundësia, duke drejtuar një pyetje publike për kryetarin e partisë, Agron Shehajt, i cili nuk ndodhet në sallën e Parlamentit pasi është përjashtuar për 30 ditë.
“Gone, sqaro si mund të shesë një njeri një apartament 151 m2 për 15 milionë euro”, ishte pyetja që Balla i drejtoi Shehajt pa dhënë shpjegime të mëtejshme se për ccfarë bëhet fjalë.









