Sipas mediave britanike, gjatë mbledhjes së kabinetit bashkëpunëtorët e Starmer pritet ta falënderojnë për punën e tij me një kartolinë dhe një dhuratë simbolike, që raportohet të jetë një orë tavoline.
Pas takimit me ministrat e qeverisë, Starmer do të paraqitet në parlament për përballjen e fundit me lideren e opozitës, Kemi Badenoch, gjatë seancës së Pyetjeve të Kryeministrit.
Kjo do të jetë gjithashtu seanca e fundit parlamentare përpara pushimeve verore, pasi deputetët ndërpresin punimet të enjten dhe pritet të rikthehen në shtator.
Sipas mediave britanike, gjatë mbledhjes së kabinetit bashkëpunëtorët e Starmer pritet ta falënderojnë për punën e tij me një kartolinë dhe një dhuratë simbolike, që raportohet të jetë një orë tavoline.
Ndërkohë, Andy Burnham pritet të marrë detyrën e kryeministrit të hënën e ardhshme. Vendimi për ndërprerjen e punimeve të parlamentit është kritikuar nga konservatorët, të cilët argumentojnë se kryeministri i ri nuk do të përballet me pyetjet e deputetëve për më shumë se gjashtë javë pas marrjes së detyrës.
Nga ana tjetër, ekipi i Burnham ka deklaruar se ai do të zhvillojë takime me qytetarët dhe do t’u përgjigjet shqetësimeve të tyre gjatë periudhës së verës, duke e cilësuar këtë si një mënyrë të re të drejtimit të qeverisë.









