I plagosuri është identifikuar si Veron Pasha. Sipas të dhënave paraprake, ai është goditur me një plumb në kofshë dhe ndodhet në gjendje stabël.
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Gjorm të Kurbinit, ku një 22-vjeçar mbeti i plagosur.
I riu u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor.
I plagosuri është identifikuar si Veron Pasha. Sipas të dhënave paraprake, ai është goditur me një plumb në kofshë dhe ndodhet në gjendje stabël, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e plagosjes. Deri më tani nuk dihen motivet që çuan në përdorimin e armës së zjarrit.









