Tiranë/Dhunoi fëmijën 2-vjeç në kopsht, arrestohet edukatorja

Facebook
WhatsApp

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, arrestimi i shtetases me inicialet B. H., e cila punonte si edukatore në këtë institucion, është bërë në kushtet e flagrancës.

Një edukatore 32-vjeçare në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë arrestuar në flagrancë shtetasen me inicialet B. H., e cila punonte si edukatore në këtë institucion.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vijojë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rasti ka ngritur sërish shqetësime mbi sigurinë dhe mbikëqyrjen e fëmijëve në institucionet private të edukimit parashkollor.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick