Humbën jetën në një aksident në Kretë, kush janë dy shqiptarët

Facebook
WhatsApp

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në aksin rrugor Kissamos–Hania, pranë Kolymbarit. Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve greke, motorri me të cilën udhëtonin dy të rinjtë doli nga rruga për shkaqe që mbeten ende të paqarta dhe u përplas me barrierën metalike anësore.

Dy shqiptarë humbën jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në ishullin e Kretës, në Greqi.

Ndërkohë, janë publikuar fotot e viktimave, të identifikuara si Edison Xhaka, 28 vjeç, nga Elbasani, dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç, nga Gramshi. Të dy jetonin dhe punonin prej vitesh në zonën e Kissamosit.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Kissamos–Hania, pranë Kolymbarit. Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve greke, motorri me të cilën udhëtonin dy të rinjtë doli nga rruga për shkaqe që mbeten ende të paqarta dhe u përplas me barrierën metalike anësore. Si pasojë e goditjes së fortë, të dy humbën jetën në vend.

Humbja e tyre ka prekur jo vetëm familjarët, por edhe komunitetin shqiptar në Kretë, ku dy të rinjtë njiheshin si persona punëtorë dhe të respektuar.

Në një reagim zyrtar, Shoqata Shqiptare Kisamo “Kastel” shprehu ngushëllimet për familjet e Edison Xhakës dhe Aleksandër Toçilës, duke theksuar se komuniteti shqiptar në zonë ka humbur dy bashkatdhetarë të vlerësuar.

Shoqata bëri me dije se familja e Edison Xhakës pret ngushëllime pranë banesës së vëllait të tij, Festim Xhaka, ndërsa për Aleksandër Toçilën pritjet do të organizohen në ambientet e shoqatës, të cilat do të jenë të hapura për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë të shprehin solidaritetin e tyre.

Ndërkohë, policia greke vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa pritet që rezultatet e ekspertizës të hedhin dritë mbi shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick