Sipas policisë, autorët kanë kanosur punonjëset me armë zjarri dhe kanë marrë një sasi bizhuterish. Pas grabitjes, ata janë larguar me motor.
Dy persona ende të paidentifikuar kanë grabitur pasditen e së mërkurës një argjendari në zonën e Paskuqanit, në Kamëz.
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë hyrë në argjendari të pajisur me një send në dukje armë zjarri, me të cilin kanë kanosur punonjëset, ndërsa kanë marrë një sasi bizhuterish. Pas grabitjes, ata janë larguar me motor.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë verifikime në terren për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorëve.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 05.08.2026, rreth orës 14:50, në Paskuqan, 2 shtetas ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit L. L. dhe duke kanosur punonjëset me send në dukje armë zjarri, kanë marrë një sasi bizhuterish.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, si dhe dokumentimin e plotë të rastit.









