Akuza për terrorizëm, Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke

Facebook
WhatsApp

32-vjeçarja, me profesion mësuese, u arrestua më 5 gusht në Sarandë, pasi gjatë verifikimeve rezultoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara. Sipas autoriteteve turke, Yazici është dënuar nga Gjykata e Stambollit me 4 vite e 2 muaj burg për veprat penale “dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg aktivisten turke Julide Yazici, e cila u arrestua dy ditë më parë në Sarandë.

Prokurori i çështjes, Françes Gani, kishte kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, deri në mbërritjen e dokumentacionit zyrtar për ekstradimin nga autoritetet turke. Këto të fundit kanë një afat prej 40 ditësh për të përcjellë dokumentet përkatëse.

32-vjeçarja, me profesion mësuese, u arrestua më 5 gusht në Sarandë, pasi gjatë verifikimeve rezultoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara.

Sipas autoriteteve turke, Yazici është dënuar nga Gjykata e Stambollit me 4 vite e 2 muaj burg për veprat penale “dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Nga ky dënim, sipas të dhënave të autoriteteve turke, asaj i kanë mbetur për të vuajtur 3 vite, 5 muaj e 22 ditë burg.

Pas caktimit të masës së sigurisë, Gjykata e Tiranës pritet të shqyrtojë në vijim kërkesën e Turqisë dhe të vendosë nëse Yazici do të ekstradohet ose jo.

Sipas informacioneve të policisë, shtetasja turke kishte përfituar azil politik në Francë, pasi pretendon se jeta e saj rrezikohet nëse kthehet në Turqi.

Rreth shtatë vite më parë, gjatë kohës kur ishte studente në Universitetin Boğaziçi të Stambollit, Yazici mori pjesë në protesta kundër qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Mediat turke e identifikojnë atë si aktiviste të lëvizjes studentore, të angazhuar në protesta dhe kauza për të drejtat civile.

Yazici ishte arrestuar fillimisht në vitin 2016, ndërsa autoritetet turke e akuzuan për lidhje me një organizatë terroriste.

Ajo dhe mbështetësit e saj i kanë mohuar akuzat, duke pretenduar se ndjekja penale lidhet me aktivitetin e saj politik dhe pjesëmarrjen në protestat studentore.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick