Automjeti “Benz”, që po lëvizte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar, duke u përplasur me “Land Rover”-in që vinte në drejtim të kundërt.
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Vorë-Fushë Krujë, në afërsi të Urës së Gjolës, ku dy automjete janë përplasur fuqishëm kokë më kokë.
Në aksident janë përfshirë një “Benz” dhe një “Land Rover”. Sipas të dhënave paraprake, automjeti “Benz”, që po lëvizte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar, duke u përplasur me “Land Rover”-in që vinte në drejtim të kundërt.
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Fushë-Krujë–Rinas, mbi urën e Gjolës. Përplasja mes dy automjeteve ka shkaktuar një viktimë dhe një person të plagosur.
Viktimë e aksidentit ka mbetur gazetari 26-vjeçar, Xhesjon Zogu, i cili udhëtonte me një automjet tip “Land Rover”. Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një qytetar nga Korça, i identifikuar si Behar Ruçi, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Ai është dërguar për trajtim mjekësor.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga drejtuesi i automjetit “Benz”, ç’ka ka sjellë përplasjen me “Land Rover”-in.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e ngjarjes.









