Braçe: Zonat që digjen s’mund të kthehen në hotele apo resorte!

Facebook
WhatsApp

Deputeti socialist ka deklaruar se destinacioni i zonave të përfshira nga zjarret nuk ndryshon, duke hedhur poshtë pretendimet se sipërfaqet e djegura mund të përdoren më pas për ndërtime apo projekte të ndryshme, kjo nisur nga Paketa e Maleve.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar lidhur me situatën e rënduar të zjarreve që kanë përfshirë vendin gjatë muajve të fundit, duke shkaktuar djegien e mijëra hektarëve me pyje.

Përmes një videoje të publikuar në kanalet e komunikimit, Braçe ka deklaruar se destinacioni i zonave të përfshira nga zjarret nuk ndryshon, duke hedhur poshtë pretendimet se sipërfaqet e djegura mund të përdoren më pas për ndërtime apo projekte të ndryshme, kjo nisur nga Paketa e Maleve.

Deputeti socialist thekson se zonat që kanë statusin e fondit pyjor apo pyllit nuk mund të shndërrohen në hotele, resorte apo parqe fotovoltaike e eolike, edhe në rast se janë përfshirë nga zjarri.

“Boll për të gjithë ata që gënjejnë në mënyrë të qëllimtë, me harta zjarri e me harta banale për secilin nga aktivitetet e mësipërme; edhe sikur zjarri të bjerë, ndizet qëllimisht në ato sipërfaqe, destinacioni FOND PYJOR, PYLL etj. nuk bëhet Hotel, Resort, Park Fotovoltaik, Park Eolik etj.”, deklaron Braçe.

Në reagimin e tij, deputeti i PS-së ka kritikuar gjithashtu ata që, sipas tij, fokusohen te akuzat dhe debati politik, por nuk dënojnë aktet e zjarrvënies dhe autorët e tyre.

“Po si nuk i dëgjova njëherë të njëjtët, të thërrasin ‘MOS NDIZ ZJARR’! Si nuk u pashë një postim të tillë në këto dy muaj e ca ditë të zjarreve”, shprehet ai.

Braçe ka vijuar duke theksuar se zjarret në shumicën e rasteve nuk shkaktohen vetvetiu, por nga veprimet e njerëzve.

“Zjarri nuk ndizet vetë përgjithësisht! E ndezin të ngjashëm me këta që bëjnë zjarr rrjetet sociale, pra humanë, njerëz”, thekson deputeti socialist.

Reagimi i plotë:

ZJARRI I QELLIMTE NE FONDIN PYJOR KOMBETAR-NE PYJE, NUK E NDRYSHON DESTINACIONIN PYLL APO FOND PYJOR!

NUK KA ASNJE MUNDESI-EDHE I DJEGUR ESHTE PYLL DHE FOND PYJOR, GJIIIIITHEEEEE JETEN!

E kemi shkruar shume qarte ne ligjin “PER PYJET”;

E keni ne NENIN 5, PIKA 7!

U nxita ti them keto fjale, per shkak te budallallekut te qellimte, te lige qe lidh PAKETEN E MALEVE, ndertime per qellime turistike-HOTELE, RESORTE etj, ndertime per qellime te prodhimit te energjise elektrile, ME ZJARRET KUDO QE ATO PO DJEGIN.

Boll per ata qe ndezin zjarr qofte edhe per keto qellime;

Edhe po dogjet, destinacioni FOND PYJOR, PYLL etj NUK NDRYSHON, nuk ka e nuk do kete leje per kete kurre!

Boll per te gjithe ata qe genjejne ne menyre te qellimte, me harta zjarri e me harta banale per secilon nga aktivitetet e mesiperme; edhe sikur zjarri te bjere, ndizet qellimshem ne ato siperfaqe, destinacioni FOND PYJOR, PYLL etj nuk behet Hotel, Resort, Park Fotovoltaik, Park Eolik etj.

Do i kerkoj KUVENDIT te verifikoje LIGJIN, ZBATIMIN e tij per cso siperfaqe te djegur; lejet e dhena e territorin e djegur.

Ne ane tjeter, PO SI NUK I DEGJOVA NJEHERE TE NJEJTET, te therrasin “MOS NDIZ ZJARR”! Si nuk u pash nje postim te tille ne keto dy muaj e ca dite te zjarreve;

Zjarri nuk ndizet vete pergjithesisht! E ndezin te ngjashem me keta te bejne zjarr rjetet sociale, pra humane, njerez!

Po si nuk i folet njehere ketyre zjarrndezesve?

Si nuk i kerkuat njehere prokuroreve e gjyqtareve “ZJARRNDEZESIT N’BURG?

Bejeni njehere! Do ndjeheni mire!

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick