Berisha: Aeroportin e Vlorës do ja japin izraelitit Ron Yeffet

Facebook
WhatsApp

Kryedemokrati e lidhi këtë pretendim edhe me ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Por ai nuk paraqiti gjatë deklaratës së cituar dokumente që të konfirmonin kalimin e aeroportit te biznesmeni.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur një sërë akuzash ndaj qeverisë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, duke u ndalur te pretendimet e bëra publike së fundmi për marrëdhëniet e institucioneve shtetërore me biznesmenin Ron Yeffet.

Berisha pretendoi se Aeroporti i Vlorës pritet t’i jepet Yeffet, ndërsa e lidhi këtë pretendim edhe me ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Kreu i PD-së nuk paraqiti gjatë deklaratës së cituar dokumente që të konfirmonin kalimin e aeroportit te biznesmeni.

Në vijim, Berisha ngriti akuza për mënyrën se si, janë përdorur fondet publike për blerjen e mjeteve. Ai pretendoi se shteti financon fillimisht blerjen e tyre dhe më pas paguan sërish për t’i marrë.

Kreu i opozitës foli edhe për sektorin e armëve. Sipas pretendimit të tij, armë të blera nga zona lufte janë sjellë në Shqipëri dhe më pas janë paraqitur si prodhim vendas. Edhe këto deklarata u paraqitën nga Berisha si akuza ndaj qeverisë.

Një tjetër pjesë e fjalës së tij u përqendrua te ndryshimet në kabinetin qeveritar. Berisha pretendoi se Ergys Agasi ka ndikuar në largimin e disa ministrave, përfshirë zyrtarë që, sipas tij, kishin kundërshtuar vendime të lidhura me Agasin.

“Me paratë tona, të taksapaguesve, bihen mjetet dhe i shiten shtetit. Të jap paratë për t’i blerë dhe më pas t’i blej unë prapë. A ka vjedhje më të turpshme se kjo? Ble armë nga zonat e luftës, e ndaluar me ligje, i bie në Shqipëri dhe i paraqet si prodhim i Veliut dhe Pucës. Turpe të paimagjinueshem.

A e dini ju së dhe aeroportin e Vlorës do ia japë Yeffet-it. Nuk ka mbetur investitor i huaj në Shqipëri. I përzë një nga një, në mënyra si kjo e Yffetit. Në 3 arbitrazhe jemi ne nga Behgjet Pacolli. Ai nuk ka dashur. Nuk ka pasur dëshirë të padisë Shqipërinë, 600 mln minimum shkon. Del tani se do ta marrë Yeffet me Ardi Veliun.

Këta i ka çmendur hajnia. Ministrja e Shëndetësisë iku, iku se nuk vodhi. Ky i rendit, Içollari, ia kisha thënë në parlament, e hoqi atë. Atë e hoqi Ergys Agasi. Se kundërshtoi vendimet e Agasit. Ky tjetri që erdhi i ka rrënjët në kartele. Ergysi hoqi ministrin e katërt. Por këtë mirë ia bëri se ishte Hiçollar”, tha Berisha.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick