Shpresa e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, kroatët morën pafajësinë

Facebook
WhatsApp

Në vitin 2011, Haga shpalli fajtorë gjeneralin kroat Ante Gotovina dhe komandantint Mladen Markaçi, duke i dënuar përkatësisht me 24 dhe 18 vite burgim për krime lufte të kryera gjatë Operacionit “Stuhia” në vitin 1995. Vendimi u rrezua në apel në vitin 2012.

Dënimi me nga 25 deri në 13 vite burg për ish-krerët e UÇK-së u cilësua gjerësisht si një ngjarje e pamerituar Kosovën, si dhe u kundërshtua fort nga personalitete të vendit dhe ndërkombëtarë.

Avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit njoftuan menjëherë vendimin për ta apeluar këtë vendim të cilësuar si të padrejtë, mes thirrjeve drejtuar kryeministrit Albin Kurti për ta shpërbërë Gjykatën Speciale.

Por a ka shpresa që Apeli ta përmbysë vendimin e dhënë sot në Hagë? Në fakt, diçka e tillë është plotësisht e mundur, dhe për këtë ka një precedent të rëndësishëm.

Në vitin 2011, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë i shpalli fajtorë gjeneralin kroat Ante Gotovina dhe komandantin kroat Mladen Markaçi, duke i dënuar përkatësisht me 24 dhe 18 vite burgim për krime lufte të kryera gjatë Operacionit “Stuhia” në vitin 1995. Ata ishin pjesë e luftës kroate për pavarësi.

Megjithatë, në nëntor të vitit 2012, Dhoma e Apelit e ICTY-së i rrëzoi të gjitha vendimet e fajësisë ndaj tyre. Gjykatësit vendosën se gjykimi fillestar nuk kishte arritur të vërtetonte ekzistencën e një “sipërmarrjeje të përbashkët kriminale” për dëbimin e civilëve serbë etnikë.

Të dy kolonelët e lartë u shpallën menjëherë të pafajshëm dhe u liruan, duke u kthyer në atdhe ku u pritën si heronj nga një turmë e madhe njerëzish.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick