Pas nisjes së luftës në Ukrainë, FIFA dhe UEFA vendosën përjashtimin e klubeve dhe ekipeve kombëtare ruse nga kompeticionet ndërkombëtare. Në atë periudhë, Rusia ishte parashikuar të përballej edhe me Shqipërinë në Ligën e Kombeve, por sfidat e saj me kuqezinjtë dhe kundërshtarët e tjerë të grupit u anuluan.
Rusia është pranë rikthimit në aktivitetet ndërkombëtare të FIFA-s, për herë të parë që kur nisi pushtimin ndaj Ukrainës në vitin 2022. Kombëtarja ruse U15 është përfshirë në listën e pjesëmarrësve të Kupës së Botës U15 për meshkuj, turne që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Azerbajxhan.
Pas nisjes së luftës në Ukrainë, FIFA dhe UEFA vendosën përjashtimin e klubeve dhe ekipeve kombëtare ruse nga kompeticionet ndërkombëtare. Në atë periudhë, Rusia ishte parashikuar të përballej edhe me Shqipërinë në Ligën e Kombeve, por sfidat e saj me kuqezinjtë dhe kundërshtarët e tjerë të grupit u anuluan.
FIFA e kishte hequr ndalimin për ekipet ruse U17 që në vitin 2023, megjithatë turneu i ardhshëm në Azerbajxhan pritet të jetë rasti i parë kur një përfaqësuese ruse do të zbresë realisht në fushë në një aktivitet të FIFA-s që prej përjashtimit.
Në Kupën e Botës U15, Rusia është vendosur në grup me Turqinë, Afganistanin, Xhibutin, Sierra Leonen dhe Sudanin.
Rikthimi i një përfaqësueseje ruse në një kompeticion të FIFA-s, edhe pse në nivelin U15, shënon një zhvillim të rëndësishëm pas më shumë se katër vitesh jashtë aktiviteteve ndërkombëtare.









