Fushë-Krujë: 16-vjeçari humb jetën pas shkëputjes së ashensorit

Facebook
WhatsApp

Një 16-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në një restorant në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës, pas një aksidenti me ashensorin.

I mituri ishte i punësuar si kamerier në këtë biznes, ndërsa në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar dy persona, mes tyre pronarin e lokalit.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2026, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., në fshatin Arrameras.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 26-vjeçari Endri Stafuka, i cili punonte gjithashtu si kamerier në restorant, ka shtyrë me duar 16-vjeçarin brenda ashensorit.

Më pas, ashensori është shkëputur, duke shkaktuar vdekjen e të miturit.

Pas ngjarjes, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë kanë bërë arrestimin në flagrancë të 26-vjeçarit Endri Stafuka, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja nga pakujdesia”.

Në pranga është vënë edhe pronari i restorantit, 62-vjeçari Afrim Vathi, ndaj të cilit rëndojnë dyshimet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe rrethanat e aksidentit që i mori jetën 16-vjeçarit.

“Krujë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;

-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick