Tirana në kaos, BE: Ndalni dhunën, dialogu është e vetmja rrugë!

Facebook
WhatsApp

Në mesazhin e saj, BE-ja kërkon gjithashtu që palët të angazhohen në dialog konstruktiv, duke e konsideruar atë rrugën e vetme për të adresuar shqetësimet legjitime.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës, duke dënuar aktet e dhunshme dhe shkatërrimin e pronës publike e private. Përmes një mesazhi publik, BE u bën thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune.

“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private”, thuhet në reagimin e publikuar në rrjetet sociale.

Përfaqësia e BE-së thekson se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike, ndërsa nënvizon se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane.

Sipas ambasadës, këto të drejta duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore, duke shmangur përplasjet dhe aktet që cenojnë sigurinë publike dhe pronën.

Në mesazhin e saj, BE-ja kërkon gjithashtu që palët të angazhohen në dialog konstruktiv, duke e konsideruar atë rrugën e vetme për të adresuar shqetësimet legjitime.

“Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, thekson Ambasada e BE-së në Tiranë.

Reagimi vjen në një klimë tensionesh politike dhe protestash, ku përplasjet dhe aktet e dhunës rikthejnë në vëmendje debatin mbi kufijtë e protestës, përgjegjësinë e organizatorëve dhe respektimin e së drejtës për tubim paqësor.

Ndërkohë pas protestës së dhunshme që prej dy ditësh ka paralizuar kryeqytetin, seanca plenare e parashikuar të mbahej ditën e sotme në orën 10:00 është anuluar.

Deputetët e PS që kishin mbërritur në parlament janë larguar nga frika e protestuesve.

Gjatë protestave janë shkaktuar dëmtime të infrastrukturës rrugore, përfshirë semaforë, tabela dhe reklama në rrugë. Në shënjestër të protestuesve kanë qenë edhe institucione shtetërore, disa prej të cilave janë përfshirë nga flakët.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick