Aksident i rëndë në aksin Kardhiq–Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur

Facebook
WhatsApp

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq–Delvinë, në vendin e njohur si Fushë Vërri, në Delvinë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Njëri prej tyre, me targa AA 246 RC, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pas përplasjes.

Ndërkohë, automjeti tjetër, një Audi me targa AB 558 XR, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulancat dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës. Hetimet kanë nisur për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick