Një aksidentin tragjik një 16-vjeçar humbi jetën, ndërsa shoku i tij 15-vjeçar mbeti i plagosur. I mituri kishte marrë pa dijeninë e të atit makinën, por gjatë udhëtimit humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal.
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij 15-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, 16-vjeçari kishte marrë pa dijeninë e të atit automjetin e familjes dhe kishte dalë së bashku me shokun e tij. Gjatë udhëtimit, i mituri që drejtonte makinën ka humbur kontrollin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Përplasja ka qenë fatale për 16-vjeçarin, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, 15-vjeçari që udhëtonte me të është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 29.09.2026, rreth orës 22:10, në Pezë-Helmes, shtetasi i mitur 15 vjeç, duke drejtuar pa leje një automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, 16 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe rrethanat e plota të aksidentit.









