Aksidenti me dy viktima afër TEG-ut, 2 egjiptianët pa patentë

Facebook
WhatsApp

DPSHTRR thekson se vendi ynë nuk ka një marrëveshje dypalëshe reciprociteti me Republikën Arabe të Egjiptit për njohjen e lejeve të drejtimit dhe hedh poshtë të gjitha raportimet se ka pajisur me leje drejtimi dy shtetasit egjiptianë.

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Unazën e Madhe të Tiranës, ku humbën jetën dy shtetas egjiptianë dhe mbeti i plagosur një drejtues shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka dalë me një njoftim për mediat për sa i përket pajisjes me leje drejtimi të dy shtetasve egjiptianë, Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali.

Sipas njoftimit , DPSHTRR bën të ditur se nuk i ka pajisur me leje drejtimi shqiptare dy shtetasit egjiptianë, as me Dëshmi Aftësie Profesionale për profilin automakinist, ku përfshihen edhe drejtuesit e autobetonierëve.

Gjithashtu, DPSHTRR thekson se vendi ynë nuk ka një marrëveshje dypalëshe reciprociteti me Republikën Arabe të Egjiptit për njohjen e lejeve të drejtimit dhe hedh poshtë të gjitha raportimet se ka pajisur me leje drejtimi dy shtetasit egjiptianë.

Aksidenti ndodhi në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një automjet i tonazhit të rëndë doli nga rruga dhe përfundoi duke rënë nga ura. Si pasojë, humbën jetën dy shtetasit egjiptianë që ndodheshin në mjet dhe mbeti i palgosur një drejtues shqiptarë.

Kamioni pompë betoni po lëvizte në Unazën Lindore të Tiranës, nga Farka në drejtim të Tegut, kur u përfshi në aksidentin me pasoja tragjike, në rrethrrotullim.

Siç tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë, kamioni i cili drejtohej nga një shofer nga Egjipti, hyn me shpejtësi të lartë në drejtim të rrethit duke përplasur autoveturën që vinte nga krahu i majtë dhe po priste përparësinë e kalimit.

Pas përplasjes së fortë mjeti i rëndë ka dalë komplet në aksin tjetër të autostradës Tiranë-Elbasan.

Me gjithë frenimin e fortë dhe manovrat, shoferi nuk ka mundur të ndalë përplasjen e mëtejshme me mbrojtjen metalike të rrethrrotullimit e cila duket të kenë qenë shumë e fortë.

Kamioni nuk ka mundur të ndalojë duke rënë nga mbikalimi. Shoferi dhe një bashkëkombas i tij që udhëtonin me mjetin e tonazhit të rëndë kanë humbur jetën. I pari, drejtuesi i mjetit, 30 -vjeçari Mohamed Lotfi humbi jetën menjëherë pas rënies, ndërsa pasagjeri 44 vjecar Mohamed Ali, disa orë më pas në spital, për shkak të plagëve të rënda.

I plagosur mbeti edhe 28 vjecari Roland Nuri, shoferi i mjetit Voklsvagen, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick