Arrestohet në Greqi biznesmeni i njohur Ilir Shtufi

Facebook
WhatsApp

Sipas SPAK, dyshohet për lidhje me grupin e trafikut të drogës dhe investime në ndërtim me para të paligjshme.

Biznesmeni Ilir Shtufi është arrestuar ditën e sotme në Greqi, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai dyshohet për veprën penale të pastrimit të parave, në kuadër të një operacioni të gjerë kundër një grupi të trafikut të drogës.

Sipas burimeve zyrtare, hetimet kanë zbuluar se Shtufi dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal që drejtohej nga dy vëllezërit Koçeku nga Kamza. Ky grup akuzohet për aktivitet në fushën e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa Shtufi dyshohet se ka ndihmuar në pastrimin e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, duke i kanalizuar ato në sektorin e ndërtimit.

Ilir Shtufi ka qenë aktiv prej vitesh në fushën e ndërtimit dhe ka përfituar një sërë lejesh zhvillimi në Tiranë. Aktualisht, ai është i angazhuar në investimin e kullës “Mali i Tiranës”, një nga projektet më të mëdha të zhvillimit urban në kryeqytet.

Emri i tij është përmendur edhe më herët në të ashtuquajturën dosja “Balluku”, ku dyshohej për favorizime në procedura tenderuese nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Gjithashtu, Shtufi njihet për lidhjet e tij të afërta me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë, pritet që autoritetet shqiptare të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet me akuzat e ngritura nga SPAK.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick