Berisha akuza Ramës për sulmet ndaj shqiptarëve të Kosovës

Facebook
WhatsApp

Kryedemokrati cilësoi të papranueshme çdo etiketim negativ ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke theksuar se ata po marrin pjesë në protesta për një kauzë të drejtë, sipas tij, për liri dhe dinjitet.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër në një konferencë për mediat nga selia e PD-së, duke dënuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestat masive në Tiranë.

“Dënoj sulmet ndaj qytetarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut që marrin pjesë në protestë kundër padrinos. Për një kauzë të drejtë luftojnë ata, për lirinë e dinjitetin e shqiptarëve, ndaj një kryehajduti. Etiketimi i tyre si pushtues është etiketimi I një armiku të egër të shqiptarëve, i një njeriu që urren në thelb kombin e tij. Ndaj dënoj me forcë etiketimet ndaj shqiptarëve”, tha ai.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick