Berisha: Rama po përdor policinë dhe SHISH kundër protestës

Facebook
WhatsApp

Kryedemokrati nënvizoi se janë mobilizuar mijëra patronazhistë për të hapur llogari false në rrjetet sociale me qëllim uljen e shikueshmërisë dhe ndikimin te algoritmet e protestës. Kreu i opozitës deklaroi se këto veprime treguan qartë para botës fytyrën dhe moralin e vërtetë të kryeministrit.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama për përdorimin e policisë, SHISH-it dhe punonjësve të administratës për të demonizuar protestat e fundit rinore e qytetare.

Gjatë një konference për mediat, Berisha e cilësoi qëndrimin e qeverisë ndaj protestuesve paqësore si një nga aktet më kriminale në historinë e vendit.

“Qëndrimi ndaj protestuesve dhe protestës rinore qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi nga vitet ’90 gjer sot. Qëndrimi i Edi Ramës dhe puthadorëve të tij në media, por edhe qindra e mijëra patronazhistëve terroristë politikë ndaj protestuesve paqësore është një nga aktet më të rënda, më kriminale në historinë e këtij vendi. Është dëshmia më flagrante me karakterit diktatorial të regjimit. Është dëshmia më flagrante e diktaturës autoritare të bazuar në drogë, në narkoshtetin, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve”, tha Berisha.

Ai nënvizoi gjithashtu se janë mobilizuar mijëra patronazhistë për të hapur llogari false në rrjetet sociale me qëllim uljen e shikueshmërisë dhe ndikimin te algoritmet e protestës. Kreu i opozitës deklaroi se këto veprime treguan qartë para botës fytyrën dhe moralin e vërtetë të kryeministrit.

“Edi Rama, përveç angazhimit total të policisë kriminale, që është më kriminale se çdo bandë tjetër, të shërbimit informativ kombëtar, që bashkërendon të gjitha praktikat me Beogradin, ka mobilizuar mijëra rrogëtarë, punonjës të administratës shtetërore në krijimin e llogarive false në mediat sociale, në rrjetet sociale për të demonizuar protestën dhe protestuesit, për t’ia ulur shikueshmërinë e tyre dhe për të ndikuar në algoritmin, që sipas tij ia kontrollonte Irani algoritmin.

Edi Rama po bën gjithçka kundër kësaj proteste, e cila në fakt e zhveshi para gjithë botës moralin, fytyrën, karakterin e vërtetë të tij”, shtoi kreu i opozitës.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick