“Do përfundojmë keq, shpirt”/ SMS-të mes Vlora Hysenit dhe Agasit

Facebook
WhatsApp

Janë zbuluar mesazhet midis Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, për të cilat SPAK thotë se kanë natyrë të ndryshme nga ajo që ish-drejtoresha e SHISH ka pretenduar se bëheshin në cilësinë e bashkëpunëtorit.

Në një mesazh Vlora Hyseni i thoshte Ergys Agasit “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt”.

Në një mesazh 4 ditë para arrestimit Vlora Hyseni i shkruante Ergys Agasit: “Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt…do ia hedhim…problemi është koha.”

Ndryshe nga pretendimet e Vlora Hysenit se komunikimet me Ergys Agasin kanë qenë në cilësinë e bashkëpunëtorit, SPAK thotë se komunikimi i tyre ishte i përditshëm, i tejzgjatur në kohë, telefonata me videocall dhe dërgim fotosh e videosh.

Nga 28 qershori deri më 26 gusht, kur u arrestua Agasi, ka pasur më shumë se 100 telefonata mes tyre dhe qindra mesazhe, për të cilat SPAK thotë se nuk kanë qenë në cilësinë e bashkëpunëtorit.

Vlora Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Në kuadër të së njëjtës dosje, me urdhër të GJKKO-së, këtë të martë u kryen kontrolle në banesën e ish-kryepolicit Ilir Proda, i cili ishte thirrur edhe për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Po për të njëjtin hetim, masa e “arrestit me burg” është caktuar edhe për shefin e Laboratorit Shkencor të Policisë në Tiranë, Fatjon Kalluci, si dhe punonjësi i një biznesi në Durrës. Sipas asaj që raportohet, këta persona mund të kenë ndihmuar Ergys Agasin t’i shmangej arrestimit për një periudhë të gjatë. Për këtë të fundit dhe ish-efektivin Ulian Shpataraku, Apeli i GJKKO-së vulosi sot masën e “arrestit me burg”.

Në vazhdën e së njëjtës çështje, u arrestua edhe Ermal Beqiraj. Ai akuzohet se ka përfituar tendera nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ndërsa SPAK i ka sekuestruar 11 pasuri.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick