Eleminimi i Brazilit\Romario: Griseni kontratën me Ancelottin!

Facebook
WhatsApp

“Nëse do të isha unë, do t’ia kisha grisur kontratën në fytyrë dhe do t’i thosha të shkonte në djall. Ndeshja me Norvegjinë ishte turp. Kemi këtë të mallkuarin Ancelotti që vetëm humbet, por media hesht sepse ai është i huaj”, deklaroi Romario, duke shtuar polemikat rreth drejtimit të kombëtares.

Eliminimi i Brazilit nga Kupa e Botës pas humbjes me Norvegjinë solli zhgënjim të madh te lojtarët dhe tifozët. Pamjet e Neymarit dhe Casemiros me lot në sy treguan dhimbjen e një skuadre që kishte shumë pritshmëri për turneun. Casemiro, një nga liderët e ekipit, u shpreh i dëshpëruar pas ndeshjes: “Ne do të jemi gjithmonë gjenerata që nuk e fitoi Kupën e Botës.” Fjalët e tij pasqyruan ndjenjën e dështimit të një brezi të artë që nuk arriti të realizojë ëndrrën më të madhe të futbollit brazilian.

Trajneri Carlo Ancelotti po përballet me kritika të ashpra pas eliminimit, veçanërisht për vendimin e tij për të grumbulluar Neymarin edhe pse sulmuesi nuk ishte në gjendjen optimale fizike. Shumë analistë dhe ish-lojtarë kanë vënë në pikëpyetje zgjedhjet taktike të italianit dhe mënyrën se si ai menaxhoi presionin gjatë turneut. Legjenda braziliane Romario shpërtheu në akuza të forta ndaj trajnerit, duke kritikuar hapur Federatën dhe mediat për qëndrimin ndaj tij.

“Nëse do të isha unë, do t’ia kisha grisur kontratën në fytyrë dhe do t’i thosha të shkonte në djall. Ndeshja me Norvegjinë ishte turp. Kemi këtë të mallkuarin Ancelotti që vetëm humbet, por media hesht sepse ai është i huaj”, deklaroi Romario, duke shtuar polemikat rreth drejtimit të kombëtares.

Pavarësisht kërkesave të shumta për shkarkimin e tij, Federata Braziliane, përmes drejtorit Rodrigo Caetano, ka dalë në mbrojtje të trajnerit italian dhe ka konfirmuar vazhdimësinë e tij në pankinë. Sipas drejtuesve, Ancelotti mbetet pjesë e projektit afatgjatë për rikthimin e Brazilit në majat e futbollit botëror.

Vetë Ancelotti refuzoi të dorëzohej pas eliminimit, duke e cilësuar humbjen si “fillimin e një cikli të ri”. Ai theksoi se skuadra e tij nuk e meritonte largimin nga gara dhe se do të analizojë gabimet për të ndërtuar një ekip më konkurrues në të ardhmen. Trajneri italian beson se Brazili ka ende shumë talent dhe potencial për të rikthyer lavdinë e dikurshme.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick