Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Bashkimi Europian nuk do të pranojë një Shqipëri me probleme korrupsioni dhe mungesë transparence zgjedhore.
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Bashkimi Evropian nuk do të pranojë një Shqipëri me probleme korrupsioni dhe mungesë transparence zgjedhore.
Zdechovský tha për Syri Tv se situata në Shqipëri është shqetësuese dhe se përdorimi i pushtetit në mënyrë jo demokratike do të ketë pasoja.
“Ne kemi një pasqyrë të qartë të situatës në Shqipëri. Nuk është e mundur të vazhdohet kështu. Korrupsioni nuk do të jetë kurrë pjesë e Bashkimit Europian dhe zoti Rama duhet ta dijë se nëse keqpërdor pushtetin në mënyrë jo demokratike, ai nuk do të bëhet kurrë pjesë e BE-së”, u shpreh eurodeputeti.
Ai deklaroi se mesazhi ndaj kryeministrit shqiptar është i qartë dhe se të njëjtin qëndrim e kanë përcjellë edhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.
“Është e nevojshme të ushtrohet presion. Nga Bashkimi Europian mund të jeni të sigurt se situata në Shqipëri po monitorohet dhe qëndrimi ynë është absolutisht i qartë. Nëse zoti Rama nuk përgatit zgjedhje transparente, do të ketë pasoja, veçanërisht për të dhe familjen e tij”, tha Zdechovský.
I pyetur nga moderatori Flavio Qarri për kuptimin e deklaratës “pasoja për të dhe familjen e tij”, eurodeputeti pretendoi se bëhet fjalë për hetimin e lëvizjeve financiare.
“Ne kemi vënë re se ai përdor familjen e tij për të çuar para jashtë shtetit. Ne po ndjekim paratë. Është një mesazh i qartë dhe ai do ta kuptojë shumë mirë”,deklaroi Zdechovský.
Biseda në studio:
Flavio Qarri: Tani, kjo na sjell te problemi ynë i drejtpërdrejtë. Jo vetëm me Serbinë, por edhe me Kryeministrin tonë, i cili ndoshta ka të njëjtin, ndoshta më shumë korrupsion, të paktën kështu thonë institucionet tona. Nuk po jap mendimin tim tani. Ne kemi probleme edhe më të këqija se korrupsioni me zgjedhjet. Nuk e dimë se kush votoi në të vërtetë për partinë në pushtet në Shqipëri. OSBE-ja e ka quajtur atë autokraci zgjedhore, që është një terminologji dhe gjuhë diplomatike e mirë për diktaturën. Po z. Rama në lidhje me Evropën?
Eurodeputeti: Po, doni ta përktheni pyetjen tuaj?
Flavio Qarri: Çështja është që ne kemi një hall tjetër, ndoshta më të rrezikshëm se Vuçiç, për shkak se kryeministri ynë në terma korrupsioni, të paktën sipas institucioneve, jo për shpikjeve dhe investigimeve tona, qëndron më lart se Vuçiç në korrupsion, por më keq se aq është të paktën edhe në gjuhë diplomatike e konsideruar një autokraci elektorale, që është një mënyrë e butë për të thënë që është një diktaturë, ku nuk dihet se kush e zgjedh këtë, por që në mënyrë misterioze fiton gjithmonë zgjedhjet. Mr. Zdechovský?
Eurodeputeti: Duhet të them se unë kryesova misionin në Shqipëri deri në fund. Ishte mision kontrolli buxhetor dhe ne kemi një pasqyrë të qartë të situatës këtu. Dhe duhet të themi se realisht nuk është e mundur të vazhdohet kështu.
Ne ishim absolutisht të drejtpërdrejtë kur thamë se korrupsioni është dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e Bashkimit Evropian dhe z. Rama duhet ta dijë se ai do ta keqpërdorë pushtetin në një mënyrë jodemokratike, ai nuk do të anëtarësohet kurrë në Bashkimin Evropian. Dhe ky ishte edhe mesazhi ynë i qartë, dhe i njëjti mesazh që ai mori nga ambasada amerikane dhe nga partnerë të tjerë.
Gjithashtu, mendoj se është vërtet e nevojshme ta shtyjmë atë, dhe nga Bashkimi Evropian mund të jeni vërtet të sigurt se Bashkimi Evropian e mbikëqyr situatën në Shqipëri. Dhe ne jemi absolutisht, absolutisht të drejtpërdrejtë në qëndrimin tonë. Dhe nëse z. Rama nuk do të përgatisë zgjedhje transparente, kjo do të ketë pasoja, veçanërisht për të dhe familjen e tij.
Flavio Qarri: Dakord. Përgjigja e eurodeputetit, pjesë e grupit të EPP, Thomas Zdechovský, është se i vjen… unë kam qenë pjesë e emisionit të faktmbledhjes të EPP-së në Shqipëri. E kam situatën tmerrësisht të qartë. Ajo që dua t’i them kryeministrit është që keqpërdorimi i pushtetit është një gjë që nuk do të tolerohet nga Bashkimi Europian. Ta harrojë, ishte terminologjia e përdorur, anëtarësimin në BE me mënyrën sesi po shkojnë gjërat dhe kështu nuk mund të vazhdojë më. Por këtë mesazh e ka marrë edhe nga partnerët tanë, edhe nga Bashkimi Europian z. Rama.
Nuk do të ketë në Evropë një Shqipëri të korruptuar, Shqipëria që do të anëtarësohet në Bashkimin Europian nuk do të ketë këto simptoma, këto trajta që ka me kryeministrin, dhe z. Rama e ka marrë një mesazh të qartë, kjo ishte fjali shumë e fortë, që nëse nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të adresojë problematikat e ngritura nga partnerët europianë, do të ketë pasoja për Edi Ramën dhe për familjen e tij. Can I ask you, if it’s politically correct, to elaborate what does it mean “for him and his family” consequences? A mund ta zhvillosh pak më shumë çfarë do të thotë pasoja për të dhe familjen e tij?
Eurodeputeti: Sepse vërejmë se ai e përdor familjen e tij për të nxjerrë para jashtë vendit. Dhe ne po i ndjekim paratë. Gjithashtu, mendoj se është një mesazh i qartë, veçanërisht për të, dhe ai do ta kuptojë shumë mirë mesazhin tim.









