‘Departamenti i Shtetit dhe Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche duhet të veprojnë shpejt. Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje penale politike dhe kjo duhet të marrë fund”, thekson Grenell.
I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjykatës ndërkombëtare në Hagë për dënimin e Hashim Thaçit me 25 vite burg.
Në një postim në rrjetin social “X”, Grenell i bën thirrje Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së të veprojnë menjëherë, pasi siç shprehet ai “askush nuk është i sigurt përballë këtyre gjykatave ndërkombëtare, ku elitat akademike marrin vendime politike”.
Grenell, gjithashtu i kërkon kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit të veprojë me shpejtësi për të shpërbërë gjykatën.
Reagimi i plotë i Grenell:
Vendimi i shpallur nga Gjykata e Hagës për dënimin e Hashim Thaçit, lidhur me një luftë të zhvilluar 25 vite më parë, është skandaloz.
Askush nuk është i sigurt përballë këtyre gjykatave ndërkombëtare, ku elitat akademike marrin vendime politike. Këta tre gjykatës dhe prokurori amerikan janë fanatikë të së majtës. Ata qartazi nuk i dëgjuan këshilltarët e Bill Clinton-it, të cilët e bënë të qartë se Thaçi nuk e drejtonte luftën.
Gjykatësi zviceran Guenael Mettraux ishte udhëheqësi i vërtetë; ai shpërfilli çështjet ligjore dhe zgjodhi të ndiqte politikën e Jack Smith-it. Financimi për të gjitha këto gjykata duhet të ndërpritet menjëherë.
Departamenti i Shtetit dhe Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche duhet të veprojnë shpejt. Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje penale politike dhe kjo duhet të marrë fund.
Albin Kurti gjithashtu duhet të veprojë shpejt për ta shpërbërë këtë gjykatë të huaj. Deputetët duhet të bashkëpunojnë me Kurtin për ta realizuar këtë. Kosova nuk ka nevojë për një gjykatë në Holandë.









