Guri shkëputet nga mali dhe godet automjetin, humb jetën shoferi

Facebook
WhatsApp

Tre persona të tjerë janë plagosur në dy aksidente të tjera të ndodhura në aksin Gjirokastër–Tepelenë dhe Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Rriles.

Një 42-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, pasi një gur i shkëputur nga mali goditi automjetin që ai po drejtonte. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është regjistruar rreth orës 22:30 në fshatin Hotolisht. Dyshohet se një gur është shkëputur nga mali dhe ka rënë mbi një automjet tip “Benz”.

Në timon ndodhej shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Për shkak të goditjes, ai humbi jetën në vendngjarje. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë kryer veprimet e para në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Aksi rrugor që kalon pranë fshatit Hotolisht është një nga problematikët, për shkak të terrenit të vështirë dhe rrëshqitjeve në të dyja anët e rrugës. Vazhdimisht, aty bien shkëmbinj, gur apo edhe masiv dheu.

Ndërkaq jë aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur Subash. Një automjet tip Seat me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë, ku si pasojë e kësaj ka mbetur i plagosur një çift.

Ata janë transportuar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa behet me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Një aksident tjetër i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rriles. Një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte një 66-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, 66-vjeçari i identifikuar si Preng Ndreka, banues në Shënkoll ka mbetur i plagosur rëndë.

Ndreka është transportuar në spital për të marrë ndihmën e specilaizuar mjekësore, ndërsa më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga Policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick