Horror në Greqi: Mbanin prej 4 vitesh në frigorifer foshnjën e pajetë!

Facebook
WhatsApp

Avokati i tyre në Hamburg, Christos Psarras, ka deklaruar për mediat gjermane se çifti ndryshonte shpesh banesë, mesatarisht një herë në katër ose pesë muaj. Sipas tij, në çdo zhvendosje ata merrnin me vete edhe trupin e foshnjës.

Detaje të reja janë bërë publike për rastin e rëndë të një çifti që u arrestua muajin e kaluar, pasi autoritetet greke zbuluan trupin e pajetë të foshnjës së tyre të ruajtur në frigorifer.

Në pranga përfunduan një grua 38-vjeçare me shtetësi gjermane dhe një burrë 43-vjeçar grek. Sipas autoriteteve greke, foshnja kishte humbur jetën në vitin 2022, ndërsa në trup ishin konstatuar plagë të shumta dhe të rënda të shkaktuara me thikë.

Mediat e huaja kanë publikuar së fundmi të tjera hollësi nga çështja, përfshirë edhe pretendimet e çiftit pas arrestimit.

Avokati i tyre në Hamburg, Christos Psarras, ka deklaruar për mediat gjermane se çifti ndryshonte shpesh banesë, mesatarisht një herë në katër ose pesë muaj. Sipas tij, në çdo zhvendosje ata merrnin me vete edhe trupin e foshnjës.

“Sa herë që largoheshin nga një apartament, ata e merrnin foshnjën nga frigoriferi dhe e vendosnin në frigoriferin e apartamentit të ri”, tha avokati.

Psarras deklaroi gjithashtu se trupi i fëmijës mbahej brenda një ene. Sipas versionit të përcjellë prej tij, çifti pretendonte se kishte vepruar në këtë mënyrë pasi dëshironte të “nderonte kujtimin e saj”.

Avokati shtoi se realizimi i këtij pretendimi nuk kishte qenë i mundur për shkak të përfshirjes së personave të tjerë në çështje. Hetimet pritet të përcaktojnë rrethanat e plota të vdekjes së foshnjës dhe përgjegjësitë për rastin.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick