Igli Tare përjeton “tmerrin” në Itali, grabitet në tren

Facebook
WhatsApp

Çanta e Tares u vodh nga rafti i bagazheve gjatë udhëtimit drejt kryeqytetit. Sapo mbërriti në stacionin “Roma Termini”, ish-futbollisti shqiptar iu drejtua menjëherë policisë dhe falë pamjeve të kamerave të sigurisë, autori i dyshuar u identifikua, u lokalizua dhe u arrestua brenda pak minutash, ndërsa çanta iu kthye menjëherë pronarit.

Një episod i pakëndshëm ka shoqëruar të martën kthimin e Igli Tares nga Milano për në Romë. Ish-drejtori sportiv i Milanit u bë viktimë e një vjedhjeje gjatë udhëtimit me tren, vetëm pak orë pasi kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të legjendës së futbollit italian, Franco Baresi.

Sipas autoriteteve italiane, çanta e Tares u vodh nga rafti i bagazheve gjatë udhëtimit drejt kryeqytetit. Sapo mbërriti në stacionin “Roma Termini”, ish-futbollisti shqiptar iu drejtua menjëherë Policisë Hekurudhore të rajonit të Lazios për të denoncuar ngjarjen.

Reagimi i shpejtë i efektivëve rezultoi vendimtar. Falë pamjeve të kamerave të sigurisë, autori i dyshuar u identifikua, u lokalizua dhe u arrestua brenda pak minutash, ndërsa çanta iu kthye menjëherë pronarit.

Vetë Policia italiane e ndau rastin në rrjetet sociale, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe reagimin e menjëhershëm të Tares. Në mesazhin e saj, ajo theksoi se ajo që dukej si një ditë e vështirë u mbyll me një fund të lumtur falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë Hekurudhore.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick