Ndihmën e vetme 61-vjeçari serb nuk e pati vetëm nga fati. Bashkëshortja e Karović, Svetlana, tregoi për The Guardian se një shqiptar u erdhi në ndihmë dhe shprehu mirënjohjen ndaj tij.
Pasagjeri që i mbijetoi thyerjes së dritares në mes të një fluturimi të Ryanair nga Greqia për në Gjermani më 10 korrik, ka folur për përvojën e tij të tmerrshme.
Në një intervistë për The Guardian, biznesmeni serb Ljubisa Karović tregoi se ende e dëgjon zhurmën e tmerrshme kur mbyll sytë për të fjetur, pasi gjatë incidentit, gjysma e trupit të tij doli jashtë dritares.
“Jam me fat. Nuk mbaj mend shumë. Koka dhe qafa ende më dhembin, por jam ende gjallë. Mund të ketë qenë rripi i sigurimit, fakti që isha ende i lidhur. Por ndoshta është fati. Unë besoj në Zot dhe e falënderoj atë çdo ditë.”, tha ai.
Ndihmën e vetme 61-vjeçari serb nuk e pati vetëm nga fati. Bashkëshortja e Karović, Svetlana, tregoi për The Guardian se një shqiptar u erdhi në ndihmë dhe shprehu mirënjohjen ndaj tij.
“Askush nga ekuipazhi i kabinës nuk ndihmoi. Ishin pasagjerët ata që ndihmuan. Një burrë, që mendoj se ishte shqiptar, ishte i pabesueshëm. Ai bëri gjithçka që mundi për ta futur brenda dhe pastaj u përpoq ta bllokonte dritaren, së pari me një çantë që doli jashtë dritares menjëherë dhe pastaj me një valixhe, gjë që funksionoi. I jemi përjetësisht mirënjohës.”, shtoi ajo.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se do të marrë përsipër një hetim për incidentin në bashkëpunim me Greqinë.









