Parashikimet tregojnë edhe surpriza, me disa yje të rinj që nuk pritet të dominojnë sa është menduar më parë.
Ndërsa na ndajnë edhe pak orë nga nisja e Kupës së Botës për edicionin e 23-të në histori, inteligjenca artificiale e ka dhënë “fjalën” e saj për garën e golashënuesve.
Sipas “AI”, golashënuesi më i mirë i turneut do të shpallet sulmuesi i Francës, Kylian Mbappé, me 10 finalizime të realizuara gjatë kompeticionit. Në vendin e dytë renditet kapiteni i Anglisë, Harry Kane, me 8 gola, ndërsa podiumi plotësohet nga norvegjezi Erling Haaland me 7 realizime.
Një nga surprizat e parashikimit është renditja e Lamine Yamal, i cili sipas modelit të inteligjencës artificiale nuk pritet të jetë në krye të listës, por vetëm në vendin e katërt me 6 gola të shënuar.
Pavarësisht këtyre projeksioneve, theksohet se fusha e lojës mbetet vendimtare dhe vetëm performanca reale do të përcaktojë fituesin e “Këpucës së Artë”. Kujtohet gjithashtu se kampion i fundit në këtë kategori është Lionel Messi, i cili realizoi 7 gola në Botërorin e Katarit 2022.









