Kamëz\ Makina e policisë goditet nga një mjet, plagosen dy efektivë

Facebook
WhatsApp

Nga të dhënat paraprake, i riu po lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha” dhe dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit. Si pasojë e përplasjes, dy punonjësit e policisë kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Dy punonjës policie kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Kamëz, ku automjeti me të cilin ata po patrullonin është përplasur me një tjetër makinë.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, automjeti i Policisë ishte duke patrulluar në territorin ku efektivët ishin planifikuar me shërbim, kur është goditur nga një automjet që drejtohej nga një 26-vjeçar me inicialet R. T.

Nga të dhënat paraprake, i riu po lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha” dhe dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.

Si pasojë e përplasjes, dy punonjësit e policisë kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, 26-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime. Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale për dokumentimin e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Policia e Tiranës ka reaguar gjithashtu lidhur me raportimet se përplasja mund të ketë ndodhur gjatë një ndjekjeje policore. Sipas Policisë, ky pretendim nuk është i vërtetë dhe automjeti i efektivëve ishte në patrullim në momentin e aksidentit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e plota të përplasjes.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick