Kosovë\Përshkallëzohen tensionet, PDK bllokon hyrjen e Kuvendit

Facebook
WhatsApp

Deputetët krijuan një bllokadë në hyrje të Kuvendit, ndërsa në godinën e Qeverisë kërkuan të dinin nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte i pranishëm. Ata akuzuan Kurtin për uzurpim të institucioneve dhe shkelje të qëllimshme të afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Opozita në Kosovë ka vijuar aksionin e saj politik në Prishtinë, duke bllokuar hyrjen e Kuvendit dhe duke shkuar më pas drejt godinës së Qeverisë.

Deputetë të PDK-së krijuan një bllokadë në hyrje të Kuvendit, ndërsa në godinën e Qeverisë kërkuan të dinin nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte i pranishëm.

Më pas, deputetët hynë në sallën e seancave, ku kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, akuzoi Kurtin për uzurpim të institucioneve dhe shkelje të qëllimshme të afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

“Ata qëllimisht e kanë shkelur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, jo një afat të vendosur nga PDK, jo nga opozita, por nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Sot nuk kemi më vetëm kriza politike, por edhe kriza kushtetuese dhe institucionale”, deklaroi Hamza.

Kurti kërkon marrëveshje për presidentin

Albin Kurti reagoi gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm, duke komentuar edhe pozicionin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kurti mirëpriti qëndrimin e LDK-së për mbështetjen e një presidenti jopartiak dhe konsensual, por shprehu dëshirën që kjo parti të bëhet pjesë e bashkëqeverisjes.

“Vetëvendosja po heq dorë prej presidentit dhe ta ketë zëvendëskryeministrin e tri ministri. E nëse është Glauku, zëvendëskryeministrin e katër ministri”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë kërkon që në diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të përfshihen edhe partitë e tjera opozitare, me qëllim që të arrihet një marrëveshje dhe të shmangen zgjedhjet e reja.

Kurti u ka drejtuar sërish ftesë liderëve të AAK-së dhe PDK-së për të nisur bisedimet dhe për të kaluar nga diskutimet e përgjithshme te emrat konkretë për postin e presidentit.

Ndërkohë, ngërçi institucional në Kosovë vijon, ndërsa përplasja mes Vetëvendosjes dhe opozitës po shoqërohet me akuza të ndërsjella për shkelje të Kushtetutës dhe bllokim të institucioneve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick