Kuqezinjtë Uzuni dhe Manaj pro studentëve: Duhen dëgjuar!

Facebook
WhatsApp

Rey Manaj, përmes një reagimi në rrjetet sociale, theksoi se studentët përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe nuk duhet të përballen me dhunë nga ata që kanë për detyrë të garantojnë sigurinë e qytetarëve.

Edhe futbollistët e Kombëtares shqiptare i janë bashkuar reagimeve kundër dhunës gjatë protestave në Tiranë. Sulmuesit Rey Manaj dhe Myrto Uzuni kanë shprehur shqetësimin për përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, duke kërkuar që të rinjtë të dëgjohen dhe të trajtohen me dinjitet.

Rey Manaj, përmes një reagimi në rrjetet sociale, theksoi se studentët përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe nuk duhet të përballen me dhunë nga ata që kanë për detyrë të garantojnë sigurinë e qytetarëve.

“Studentët janë fëmijët tanë, janë e ardhmja e kombit dhe meritojnë të dëgjohen, të respektohen dhe të trajtohen me dinjitet. Askush nuk duhet të ushtrojë dhunë ndaj tyre, aq më pak ata që kanë për detyrë të mbrojnë qytetarët”, shkroi Manaj.

Sulmuesi i kombëtares mbështeti të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe për të kërkuar kushte më të mira jetese, paga më të drejta dhe pensione dinjitoze. Megjithatë, ai u bëri thirrje protestuesve të mos dëmtojnë pronën private dhe të ruajnë karakterin paqësor të protestës.

“Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar, jo të mbytet me dhunë”, theksoi futbollisti, duke shtuar se nuk po shprehej në mbështetje të ndonjë pale politike, por si një shqiptar që dëshiron një të ardhme më të mirë për vendin.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick