Në moshën më të bukur të rinisë, vetëm 16 vjeç, Blenisi u shua duke mos arritur për të plotësuar ëndrrat e tij, të cilët kryesoheshin nga dëshira për t’u bërë mjek.
16-vjeçari Blenis Burim Gashi është i mituri që u gjet pa shenja jete mbrëmjen e djeshme pranë shtëpisë së tij, në Rahovec të Kosovës. Ngjarja e rëndë i ka tronditur të gjitha, pasi dyshimet janë se i mituri është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ndërsa bëhet me dije se familja Gashi së bashku me miq, shokë e shoqe të klasës, mësues e të afërm, do i japin pasditen e sotme lamtumirën e fundit Blenisit.
Blenisi do të përcillet për në banesën e fundit rreth orës 17:00 të ditës së sotme në varrezat e reja të fshatit Fortesë.
Një ngjarje tragjike që la pas një plagë të pashërueshme dhe një boshllëk që nuk do të plotësohet dot asnjëherë për familjen Gashi dhe miqtë e Blenisit. Në moshën më të bukur të rinisë, vetëm 16 vjeç, Blenisi u shua duke mos arritur për të plotësuar ëndrrat e tij, të cilët kryesoheshin nga dëshira për t’u bërë mjek.
“Blenisi sapo ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë, me ëndrra e plane për të ardhmen, por, fatkeqësisht, nuk e pati fatin t’i realizonte. Një jetë e re, e ndërprerë shumë herët…” shkruan kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, i cili shpreh ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të të miturit.
Zemërthyer, familja Gashi ka njoftuar se pasditen e sotme zhvillohet ceremonia mortore për djalin e tyre.
S’ka vdekje të lehtë, mirëpo vdekja e të riut 16-vjeçar, Blenis Burim Gashi nga Fortesa, dhimbjen e bën edhe më fortë dhe më të madhe.
Blenisi sapo ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë, me ëndrra e plane për të ardhmen, por, fatkeqësisht, nuk e pati fatin t’i realizonte.









