Kuvend\Miratohet me 84 vota amnistia penale, ja kush përfiton

Facebook
WhatsApp

Kryeminsitri Rama shkoi në Kuvend direkt pas kthimit nga Roma, opozita me përjashtim të PSD bojkoti, ndërkohë që në seancë mungonin Belinda Balluku si dhe Marjana Koçeku.

Kuvendi ka miratuar ditën e sotme projektligjin për dhënien e amnistisë, pavarësisht mungesës së deputetëve të Partisë Demokratike. Kryeministri Edi Rama, i cili sapo ishte kthyer nga Roma ku po mbahej Forumi Botëror Future Investment Initiative shkoi menjëherë në Kuvend.

Të pranishëm ishin 84 deputetë, ndërkohë që mungonte Belinda Balluku si dhe Marjana Koçeku tashmë e pavarur. Në ndihmë socialistëve i erdhën edhe tre deputetët e PSD-së, ndërsa Agron Shehaj dhe Erald Kapri nga Parta Mundësia ndonëse ishin të pranishëm në sallë nuk morën pjesë në votim.

Pra aminisia u votua nga deputetet e Partisë Socialiste dhe ato të PSD-së. Sipas projektligjit të miratuar 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, ndërsa 869 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi. Gjithashtu nga amistia do të përfitojnë burrat që deri më 31 maj 2026 janë dënuar me vendim të formës së prerë deri në 3 vite burg ose u kanë mbetur pa vuajtur deri në 3 vite dënim.

Përfitojnë gjithashtu edhe gratë e dënuara deri në 4 vite burg ose të cilave u kanë mbetur pa vuajtur deri në 4 vite dënim. Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka reaguar miratimin e amnistisë penale. Ai e ka vlerësuar atë si një mundësi të dytë për shumë familje shqiptare dhe një qasje që përqafon vlerat evropiane të riintegrimit. Sipas Lamallarit, ky vendim reflekton vizionin e qeverisë për një politikë penale moderne, në përputhje me angazhimin e vendit për t’u integruar në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030.

“Miratimi sot në Kuvendin e Shqipërisë i amnistisë penale në vijim të hartimit dhe miratimit të saj në Këshillin e Ministrave në muajin janar të këtij viti është një lajm i mirë dhe i shumëpritur për shumë familje shqiptare, të cilat do të kenë pranë tyre njerëzit e dashur, përfshi kryefamiljarë, gra dhe të mitur, të cilët nga ky moment kanë nevojë më shumë për pranimin dhe mbështetjen nga shoqëria, pa gjykim dhe stigmatizim.
Amnistia buron nga humanizmi dhe besimi i shoqërisë dhe institucioneve tek forca e ringritjes dhe kontributit të individit mbi një mundësi të dytë dhe jo ndëshkimit apo stigmatizimit të tij, e cila mishërohet përmes vullnetit të qeverisë shqiptare e udhëhequr nga vizioni për një politikë penale e cila duhet të shkëputet nga e shkuara me një natyrë thelbësisht represive dhe të përqafojë mendësinë dhe vlerat evropiane në një rrugëtim pa kthim të integrimit të vendit, qytetarëve dhe institucioneve shqiptare në gjirin e Evropës së bashkuar brenda 2030”- shkroi Lamallari në rrjete sociale

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick