Në seancë u kërkua që transmetimi të ishte live, një kërkesë kjo që është rrëzuar. Ishte gjyqtari i çështjen Erion Bani i cili ka thënë se mediat nuk do të lejohen.
Ilir Meta e Monika Kryemadhi, do të gjykohen sipas procedurës së zakonshme për akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
“Prania e kamerës nuk parashikohet në legjislacion. Proceset gjyqësore nuk mund të shndërrohen në spektakle apo në shoë mediatik, por duhet të jetë i qetë dhe i garantuar. Prania e kamerës ndikon në cilësinë e gjykimit dhe shqyrtimit gjyqësor. Rrëzohet kërkesa e transmetimit live. Lejimin e përfaqësuesve mediatikë. Ndalimi i çdo lloj regjistrimi. Ndërpritet regjistrimi”, thuhet në reagim.









