“Mbrojeni me armë!”/BE kritika Vuçiç pas deklaratës për Kosovën

Facebook
WhatsApp

Duke komentuar deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, një zëdhënës i Komisionit Europian tha se përparimi mund të arrihet vetëm përmes dialogut dhe përparimi në dialogun Beograd-Prishtinë është një parakusht thelbësor që të dyja palët të avancojnë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.

Bashkimi Europian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të shmangin deklaratat dhe veprimet që nuk ndihmojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve, duke theksuar se dialogu mbetet e vetmja rrugë për të ecur përpara drejt integrimit europian.

Duke komentuar deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, një zëdhënës i Komisionit Europian tha se përparimi mund të arrihet vetëm përmes dialogut.

“Vetëm përmes dialogut mund të arrihet përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet të shmangen deklaratat dhe veprimet që nuk kontribuojnë në këtë qëllim”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Europian, raporton REL.

Ai theksoi gjithashtu se përparimi në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës është një parakusht thelbësor që të dyja palët të avancojnë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.

Deklarata e Bashkimit Europian vjen pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Ushtrisë së Serbisë më 25 korrik në Beograd, deklaroi se forcimi i ushtrisë, ruajtja e neutralitetit ushtarak dhe mbrojtja e integritetit territorial janë ndër prioritetet kryesore të shtetit serb.

Duke iu drejtuar oficerëve të rinj, Vuçiç tha se betimi i tyre i detyron të respektojnë Kushtetutën e Serbisë dhe të mbrojnë integritetin territorial të vendit. Ai shtoi se si ushtria, ashtu edhe drejtuesit e shtetit do të përballen me presione të ndryshme, por se mbrojtja e integritetit territorial mbetet prioritet.

Vuçiç përsëriti gjithashtu qëndrimin zyrtar të Beogradit se Kosova është pjesë e Serbisë, duke iu referuar Kushtetutës së Serbisë dhe, sipas tij, “drejtësisë së Zotit”. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian që prej vitit 2011. Gjatë kësaj periudhe janë arritur disa marrëveshje, megjithatë vetëm një pjesë e vogël e tyre është zbatuar.

Për të dyja vendet, përparimi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mbetet një kusht kyç për avancimin në procesin e integrimit europian.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick