“Mos më thuaj mua: E dashur”, sherr Vokshi-Gjiknuri në komision

Facebook
WhatsApp

Seanca degjimore me policine e shtetit ne komisionin e reformës zgjedhore dështoi pa nisur mirë. Demokratët lajmëruan përballje të ashpër me kryepolicin Skënder Hitaj, por në vend e tij para deputeteve u shfaq zëvendësi Sokol Bizhga, duke prishur planet e demokratëve.

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore është shoqëruar me debate të forta dhe tensione mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, ku në fokus ishte kërkesa e opozitës për praninë në seancë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Diskutimet u përshkallëzuan gjatë ndërhyrjes së bashkëkryetarit të komisionit, Damian Gjiknuri, i cili iu drejtua deputetes demokrate Albana Vokshi me shprehjen “e dashur”. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Vokshit, e cila kërkoi që ai të mos i drejtohej në atë mënyrë, duke theksuar se ishte anëtare e komisionit.

DEBATI

Gjiknuri: Duro, jeta nuk është bardh e zi e dashur!

Vokshi: Mos më thuaj mua e dashur ti. Mos më thuaj mua ashtu, e dashur. Jam anëtare e komisionit

Gjiknuri: Po çfarë të them? E nderuar, zonjë, për ta bërë jetën me ngjyra

Vokshi: Mos u merr me jetën time personale.

Gjiknuri: S’po merrem me jetën personale.

Vokshi: Këto janë batutat të kota.

Gjiknuri: Batuta, që të shtensionojë. Mos të ngatërrojmë rolet. Ç’punë kam me drejtorët e rretheve unë? Policia është organ i centralizuar. E mira do të ishte që të ishte drejtori i policisë këtu. Mirë dakord, të mbaroj unë. Pse mërziteni?! Doni të vijë ai? Mirë pra, të bëjmë kërkesë.

Përplasja mes anëtarëve të komisionit nxori në pah edhe njëherë klimën e tensionuar politike që shoqëron diskutimet për reformën zgjedhore, ndërsa kërkesa për praninë e drejtuesve të Policisë së Shtetit mbetet një nga pikat kryesore të debatit mes palëve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick