Me anë të një postimi në Facebook, deputetja Marjana Koçeku i është drejtuar posaçërisht grupit Bajri në Shkodër, duke nënkuptuar se ka marrë kërcënime.
Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka bërë një denoncim publik ditën e sotme, ku pretendon se ka marrë kërcënime pas largimit të saj nga Partia Socialiste. Në një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, ajo i është drejtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë grupit Bajri në Shkodër, duke lënë të kuptohet se kërcënimet e përmendura lidhen me këtë grup.
Postimi i plotë:
Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.
Postimi i saj është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale dhe ka ngjallur reagime të ndryshme, si mbështetje ashtu edhe kritika, për tonin dhe përmbajtjen e deklaratës. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar të palëve të përmendura në postim lidhur me këto pretendime.









