Mjeti e përplasi 66-vjeçarin Fezi Dine, teksa po kalonte rrugën mbi vijat e bardha. Fillimisht i moshuari u transportua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për taksistin 26-vjeçar, i cili përplasi për vdekje 66-vjeçarin, Fezi Dine, në Durrës.
26-vjeçari që po hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, do të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë, nga hetimet paraprake rezulton se aksidenti ndodhi nga pakujdesia e taksistit.
Mjeti e përplasi 66-vjeçarin Fezi Dine, teksa po kalonte rrugën mbi vijat e bardha. Fillimisht i moshuari u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të rënda të marra, ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
Më pas, policia e shoqëroi menjëherë shoferin në Komisariatin e Durrësit për veprime të mëtejshme procedurale.
Ngjarja ndodhi në lagjen 13 të Durrësit, rreth orës 10:30, ndërsa 66-vjeçari Fezi Dine u transportua drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
26-vjeçari ka pretenduar para ‘bluve’ se taksia i është ndezur në mënyrë të pavullnetshme dhe ka marrë gaz automatikisht dhe i ka dalë nga kontrollit.
Ndërkohë Policia po vijon hetimet për të kuptuar dinamikën e ngjarjes dhe për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.









