Shëngjin\ Ra nga gomonia dhe u godit nga helika, vdes 24-vjeçari

Facebook
WhatsApp

Klaus Gjergji, është nxjerrë nga deti nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe është transportuar me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit. Por për shkak të plagëve të rënda të marra, nuk ka mundur të mbijetojë.

Një 24-vjeçar ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, pas një aksidenti të rëndë në det, në zonën mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun, në Shkodër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në një zonë lundrimi, ku një gomone me tre persona në bord dyshohet se është përfshirë në një aksident.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, Klaus Gjergji, 24 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga gomonia dhe është goditur rëndë nga helika e motorit.

Ndërsa mësohet se Uran Marku ka mbetur i plagosur rëndë.

Bëhet me dije se, pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

I riu është transportuar fillimisht nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë drejt spitalit, ku, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë mjekësore, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

“Rjoll, Shkodër – Informacion paraprak. Rreth orës 16:15, midis Rjollit dhe Ranës së Hedhun, në thellësi (zonë lundrimi), nga një mjet lundrues gomone, dyshohet se aksidentalisht, njëri prej tre shtetasve që ndodheshin në bord ka rënë nga gomonia dhe është dëmtuar rëndë nga helika e motorit të gomones. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Shtetasi K. Gj., rreth 24 vjeç, është transportuar menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore, por, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën. nNdërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”,njofton policia.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick