Shtyhen bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, ja kushti i Teheranit

Facebook
WhatsApp

Pala iraniane e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë marrëveshje nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit.

Bisedimet diplomatike midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në Zvicër janë shtyrë zyrtarisht, si pasojë e serisë së sulmeve ajrore vdekjeprurëse të Izraelit në Libanin jugor. Burime të afërta me negociatat bëjnë me dije se Teherani ka refuzuar të dërgojë delegacionin e tij për çështjen bërthamore, duke kërkuar garanci të prera për ndërprerjen e armiqësive në Liban, siç përcaktohet në marrëveshjet paraprake.

Sipas një diplomati të njohur me çështjen, mesazhi i iranianëve ka qenë i prerë: “Ne e kemi frenuar Hezbollahun, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk po arrijnë dot të frenojnë Izraelin. Derisa ta bëjnë këtë, ne nuk do të shfaqemi”. Ky qëndrim i Teheranit, i përmbledhur në parimin “pa Liban, pa marrëveshje”, shihet si një tentativë për të nxjerrë lëshime nga Uashingtoni zyrtar.

Nga ana tjetër, tensionet kanë ngritur pikëpyetje edhe në Shtëpinë e Bardhë. Gazeta Financial Times vëren se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur hapur zhgënjimin e tij me këmbënguljen e Izraelit për të vazhduar ofensivën në Bejrut, e cila po kërcënon seriozisht dështimin e negociatave të nivelit të lartë.

Edhe pse burimet bëjnë me dije se bisedimet janë riplanifikuar paraprakisht për ditën e hënë, gjithçka mbetet e pakonfirmuar dhe në varësi të drejtpërdrejtë nga situata në terren.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick