Sylvester Stallone zbulon anën e errët të “Rocky”-t: U bëra bulimik

Facebook
WhatsApp

Sylvester Stallone, 80 vjeç, ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira të karrierës së tij, duke treguar se përpjekja për të arritur fizikun ekstrem të “Rocky”-t e çoi drejt një marrëdhënieje të sëmurë me ushqimin dhe peshën.

Në një intervistë për “The New York Times”, aktori tregoi se gjatë përgatitjeve për “Rocky III” kishte zbritur në rreth 2.6% yndyrë trupore. Forma fizike që synonte për filmin u kthye gradualisht në një obsesion, deri në atë pikë sa Stallone pranoi se zhvilloi bulimi.

“U bëra bulimik”, rrëfeu ai, duke shpjeguar se ushqimi dhe pesha u shndërruan në një betejë të vazhdueshme gjatë asaj periudhe.

Për të ruajtur pamjen muskulore që kërkonte, aktori tha se përdorte gjithashtu steroidë. Sipas rrëfimit të tij, ai i merrte në cikle gjashtëjavore, të ndjekura nga gjashtë javë pushim. Me kalimin e viteve, kjo mënyrë jetese la pasoja të rënda në trupin e tij.

Stallone tha se dëmet u bënë edhe më të dukshme kur mori pjesë në “Cop Land”, ku duhej të paraqitej me një fizik shumë të ndryshëm nga ai që kishte ndërtuar për rolin e Rocky Balboa.

Gjatë karrierës, aktori ka kaluar në nëntë ndërhyrje kirurgjikale në shpinë, dy në shpatulla dhe tre në qafë. Ai e lidh këtë histori ndërhyrjesh me çmimin fizik që ka paguar për dekada përpjekjesh për të mbajtur një trup jashtëzakonisht të zhvilluar.

Rrëfimi i Stallone vjen në një moment kur historia e “Rocky”-t po rikthehet sërish në vëmendje. Filmi i ardhshëm “I Play Rocky” do të tregojë prapaskenat e realizimit të filmit të parë të serisë dhe pritet të mbërrijë në kinema në nëntor.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick