Një aksident rrugor ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” në Tiranë, ku një autobus i transportit urban është përplasur me një automjet.
Siç shihet edhe në pamjet filmike, aksidenti ndodh në momentin kur urbani po kryente një manovër kthimi në kryqëzim.
Në këtë moment, autobusi përplaset me një automjet, drejtuesi i të cilit dyshohet se po lëvizte me shpejtësi.
Nga goditja, drejtuesi i urbanit humbet kontrollin e mjetit. Autobusi devijon nga korsia e tij, përplaset me seforin dhe kalon në anën tjetër të rrugës.
Urbani vijon më pas lëvizjen dhe përplaset me një motor të parkuar në anë të rrugës. Në pamje shihet gjithashtu një kalimtare që ndodhej në trotuar në momentin kur autobusi del nga korsia. Ajo arrin të shmangë përplasjen me mjetin.
Policia e Tiranës nuk ka publikuar ende një njoftim zyrtar për rrethanat dhe dinamikën e aksidentit,ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Pavarësisht dinamikës së aksidentit dhe dëmeve materiale në mjete, nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.









